Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Dosja e CIA-s/ Ja si e përshëndesnin ish-SS-të “Hitlerin” në Kolumbi
CIA u informua për një burrë që pretendohej se ishte Adolf Hitleri i cili jetoi në Kolumbi në një komunitet ish-nazistësh gjatë viteve ’50, sipas asaj që ka dalë nga dokumentat e deklasifikuar.
Agjentët nuk i morën seriozisht pretendimet e një ish-shtari të SS-ve, megjithatë zyra e koordinimit në Karakas i përcolli pretendimet te eprorët e saj të shoqëruara me një foto.
Dokumenet tregojnë se Phillip Citroen bëri një përçapje me agjentët më 1954 për t’u thënë se kishte takuar një burrë që ai pretendonte se ishte Hitleri dhe që jeton në qytetin e Tunjas, në veri të Bogotas.
Pretendimet e tij janë rikthyer tani pasi gazetari kolumbian Jose Cardenas i publikoi në Tweeter të dhenat nga arkivat e CIA-s, pasi ato ishin deklasifikuar gjatë viteve ’90.
Dokumenetet thonë: 'Citroen pretendonte se e kishte takuar këtë individ në një vend të quajtur 'Residencies Coloniales' e cila është, sipas burimit, e mbipopulluar me ish-nazistë gjermanë.
'Sipas Citroen, gjermanët rezidentë në Tunja e ndiqnin të dyshuarin si Adolf Hitler me një ithtari për të kaluarën naziste, duke e quajtur Elder Fuhrer dhe duke e nderuar atë me përshëndetjen naziste dhe disa parada trupash”.
[ngg_images source="galleries" container_ids="49" display_type="photocrati-nextgen_basic_thumbnails" override_thumbnail_settings="0" thumbnail_width="240" thumbnail_height="160" thumbnail_crop="1" images_per_page="20" number_of_columns="0" ajax_pagination="0" show_all_in_lightbox="0" use_imagebrowser_effect="0" show_slideshow_link="0" slideshow_link_text="[Show slideshow]" order_by="sortorder" order_direction="ASC" returns="included" maximum_entity_count="500"]