Flash News

KRYESORE

Dosja e "Elbasanit"; kalon në dorë të krimeve të rënda dhe policisë, do evidentohen prova të reja

Dosja e "Elbasanit";  kalon në dorë të krimeve të

Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit në Tiranë kanë marrë  në dorë dosjet e ngjarjeve të viteve të fundit në Elbasan ku janë përfshirë fiset Çapja dhe Çela. Të gjitha dosjet e këtyre ngjarjeve kriminale dhe ajo e sulmit ndaj policisë më 18 shtator po analizohen për të gjetur elementët e përbashkët të këtij seriali ende të pazbardhur.

Ngjarjet e ndodhura vitet e fundit në Elbasan ku janë të përfshirë dy fiset Çapja dhe Çela do të rimerren edhe një here ne analizë  nga Prokuroria e Krimeve te Rënda dhe Policia e Shtetit.

Kjo është vendosur një ditë më parë gjatë takimit  të bërë për ngjarjen e 18 shtatorit  mes prokurorëve  që po hetojnë  këtë çështje dhe policisë, ku janë analizuar veprimet e deritanishme.

Shqyrtimi i këtyre dosjeve nga një grup i vetëm hetimi i policisë dhe prokurorisë ka për qëllim evidentimin e provave të reja, lidhjen mes ngjarjeve dhe dyshimet se pas krimeve të ndodhura mund të fshihen autorë të njëjtë.

Ndërkohë kallzimi  i dorëzuar në prokurori nga avokati i të arrestuarve, të cilët akuzojnë policinë për shperdorim detyre do t’i kalojë Prokurorisë së Tiranës për të kryer verifikimet nese kemi apo jo emelemente te vepres penale.

Të fundit