Flash News

KRYESORE

Dosja e profesorit të Elbasanit që kërkonte favore seksuale kalon te Krimet e Rënda

Dosja e profesorit të Elbasanit që kërkonte favore seksuale kalon

Gjykata e Elbasanit ka caktuar që çështja ndaj pedagogut Denis Himçi t'i kalojë për kompetencë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Profesori u arrestuar se kërkonte favore seksuale nga një studente në Universitetin e Elbasanit. Më herët gjykata caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ me 10 ditë, por gjatë seancës së sotme, gjyqtari vendosi të ndryshojë masën e sigurisë në “burg pa afat”.

Pedagogu i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Denis Himçi u vu në pranga pasi u denoncua nga një emision investigativ teksa i kërkonte favore seksuale një studenteje dhe i premtonte asaj se do ta ndihmonte për të kaluar në provimet e mbartura.

Tashmë kjo dosje do të shqyrtohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila pas kryerjes së hetimeve të detajuara, pritet të japë pretencën për pedagogun në fjalë.

Të fundit