Flash News

KRYESORE

Dosja e Sheshit/ PD dhe LSI padisin kryeprokuroren Arta Marku

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë depozituar një kallëzim penal ndaj kryeprokurores Arta Marku në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë për shpërdorim detyre në rastin e ‘Bujar Sheshit’.

Dy partitë opozitare kërkojnë pezullimin nga detyra të Markut, per shperdorim detyre, pasi ajo nuk ka bere verifikime paraprake, para se ai te behej pjese e Keshillit te Larte te Drejtesise.

Tre dite me pare, Partia Demokratike publikoi disa dokumenta, që tregonin se  ka qenë bashkëpunëtor i ish-sugurimit të Shtetit, në kohën kur ishte adoleshent. Vete ai, e ka mohuar, duke theksuar se pas sulmit qendron nje konspiracion i madh i tipit mafioz.

Të fundit