Flash News

KRYESORE

Dosja “Habilaj” në Gjykatë, emrat e 9 të pandehurve

Dosja “Habilaj” në Gjykatë, emrat e 9 të pandehurve

Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi për gjykim në Gjykatë dosjen ndaj të ashtuquajturit grupi “Habilaj”. Në dosjen në fjalë, janë nëntë të pandehur të cilët akuzohen për grup të organizuar dhe trafik droge.

Nëntë të pandehurit e dosjes "Habilaj" janë shtetasit Moisi Habilaj, Florjan Habilaj, Armando Kocerri, Fatmir Minaj, Nezar Seiti, Sabaudin Çela, Tigrens Mezuaraj, Maridjan Sulaj, Armando Sulaj.

Sa i takon hetimeve ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ato janë ende në proces dhe mësohet se prokuroria është në pritje të mbërritjes së përgjigjes për dy letërporosi të dërguara në Itali.

Të fundit