All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Dosja Habilaj, tre lëvizjet e fundit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda

Dosja Habilaj, tre lëvizjet e fundit të Prokurorisë së
All - Paragraf - 1

Duket se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka intesifikuar hetimet sa i përket saj që njihet si “Dosja Habilaj”. Vetëm në ditët e fundit organi i akuzës ka bërë një sërë lëvizjesh për zbardhjen e kësaj çështjeje.

All - Paragraf - 3

Kështu, Prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e librin e takimeve të ministrisë së Brendshme për periudhën nga viti 2013 deri në 2017. Në këtë libër bëhet regjistrimi i të gjithë personave që kanë hyrë në institucionin në fjalë. Prokuroria do të kalojë në lup të gjithë emrat që Saimir Tahiri i ka takuar në zyrë në kohën që ishte në krye të ministrisë në fjalë.

Lëvizja e dytë është ultimatumi që organi i akuzës i ka dhënë Ministrisë së Drejtësisë për të mbyllur përkthimin e dosjes “Habilaj” dhe për ta dorëzuar në funksion të hetimeve të nisura. Mësohet se vetëm pasi materiali i përkthyer të jetë në duart e prokurorëve atëherë këta të fundit pritet të thërrasin sërish për ta pyetur ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Lëvizja e dytë ka të bëjë me një vizitë që prokurorë të Krimeve të Rënda kanë zhvilluar në Itali ku kanë pasur një takim me homologët e tyre sa i përket kësaj çështjeje. Prokurorët u rikthyen sërish në Tiranë ndërsa nuk dihet ende se cilat kanë qenë materialet që ata kanë marrë në shtetin fqin./Politiko.al

Të fundit