Flash News

KRYESORE

Dosja “Lazarati”, Gjykata e Krimeve të Rënda jep dënimet për 5 anëtarët e grupit

Dosja “Lazarati”, Gjykata e Krimeve të Rënda jep

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e dënimit për 5 personat e arrestuar në Lazaratit në 2014-tën, ku gjatë aksionit të policisë mbeti i vrarë dhe efektivi Ibrahim Basha.

Vendimi i sotëm nuk lidhet me vrasjen e Bashës, por vetëm me grupin që qëlloi me armë në aksionin e policisë në 2014. 

Masa e dënimit për anëtarët e grupit:

13 vite për Arbjon Alikon;

11 vite për Gurgaz Skënderin;

10 vite për Erik Skënderin;

8 vite për Beqo Brahimin;

10 vite për Alfred Prokon .

Arbion Aliko, sot nga salla e gyqit ka lëshuar akuza të forta në drejtim të Policisë së Shtetit. “Policia e Shtetit e nxorri me blinda drogën nga Lazarati në 2014, dhe ua shiste trafikantëve. Këtë e bënë banditët e Saimir Tahirit. Ne na kanë sulmuar dhe nxjerrë në kërkim si fis sa erdhi në pushtet PS”, u shpreh sot Aliko.

Të fundit