Dosja “Limit”/ Përgjimet për 9 kg drogë të humbur: Q’aty janë, ne s’jemi t’u i prek o burr

Të tjera detaje dalin nga përgjimet e dosjes “Limit”, ku u arrestuan 58 persona. Trafikantët janë regjistruar duke folur për transportimin drogës. Pjesëtarët e grupit kriminal përdornin kode në bisedën e tyre, ku euroja nënkuptonte kg e drogës. Në bisedën e zbardhur midis Bilbil Shqalshit dhe Andrea Caca, vihet re se ka humbur një sasi prej 9 kg droge dhe ata diskutojnë nëse sasia ka qenë e saktë, apo kanë marrë më pak.

Shqalshi: E po s’ishin tamam ato, ishin më pak

Caca: Sa ishin

Shqalshi: 21 euro

Caca:21?

Shqalshi: Po

Caca: Jo ore vëlla, nga 30 ishin

Shqalshi: Për sy të ballit, tashi me Yllin ishim or burrë, ja merre në celular tani se përpara në makinë është

Caca: Ja ta marrë atë djalin. S’ka mundësi

Shqalshi: He?

Caca: Ja ta marr atë çunin ore. Ai çuni tha bëri 30 lekë

Shqalshi: Se di ça të tha ai

Caca: Po ja o se di, ta marr atë çunin në telefon, ta konfirmoj tani

Shqalshi: A tashi ne, tashi ne i pame me një ashtu të vjetër, të gjejmë një të ri ta shofim

Caca:Si?

Shqalshi: I pamë me një ashtu të vjetër!

Caca: Ça të vjetër? Ore, ai ai ai i bëri ai çuni ishin 30 lekë. Ja ta marr në telefon…

Shqalshi: Q’aty janë, ne s’jemi tu i prek o burr

Caca: Ok. Shikoji me tamam, me të ri

Shqalshi: Aj