Flash News

KRYESORE

Dosja “Limit”/ Porositë brenda grupit: Hiqe Facebook-un me patjetër

Dosja “Limit”/ Porositë brenda grupit: Hiqe Facebook-un me

Të tjera transkriptime janë zbardhur mes personave të arrestuar sepse akuzohen për kalim të paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt Evropës. Të dhënat e fundit nga dosja “Limit”, ku po hetohen 58 persona tregon për masat që të dyshuarit kanë marrë për të mos rënë në sy.

Ata flasin për personat qe janë arrestuar, ku i kërkojnë njëri tjetrit të heqin edhe adresat në rrejtin social “Facebook”, dhe të mbajnë vetë një numër kontakti.

Pas arrestimit të shtetasit Genc Ballamari, shtetasi i thirrur me ermin Bledi, përdorues i numrit +30 69 47312337, i thotë Oligerit se kishte shkuar tek shtëpia e një shoku për të qëndruar disa ditë andej, pasi

Gjithashtu në bisedën nr.21009 datë 18.12.2018, ora 4:14:59 (pasdite), bisedë kjo e zhvilluar ndërmjet Olger Bamallarit dhe shtetasit në hetim Aleksandër Pepi (Bani), i cili përdor numrin telefonik celular +355 69 72 88 390, ku i thotë se kishte folur me budallain (nofkë me të cilën e identifikojnë “Bledin” dhe e ka porositur që të heqë numrat, të fshijë Facebook-un etj, situatë kjo që tregon përfshirjen edhe të Aleksandrit në këtë grup kriminal. Konkretisht zhvillohet biseda:

Biseda

844: Alo!

390: E mo Vëlla!

844: E mo Vëlla!

390: Nga vajte?

844: Hiç, ja këtej nga shtëpia, nga Nica.

390: Do ikësh në shtëpi?

844:E ika erdha këteja.

390: Mirë o. Fola me budallain.

844: E bre fola, fola i thashë unë. Fol edhe meee atë.

390: Thoi edhe ti, t’i heqë ato se i thashë hiqi tëra, mbaj vetëm një numër. Kshu i thashë. Edhe Facebooku-u t;a heqë me patjetër atë që ka, mos e mbaj më.

844: E o. Mirë o Vëlla”

Të fundit