Flash News

KRYESORE

Dosja për vëllain e Fatmir Xhafajt, reagon për herë të parë me tone të ashpra Edi Rama

Dosja për vëllain e Fatmir Xhafajt, reagon për herë të

Flet për herë të parë me tone të ashpra kryeministri Edi Rama, lidhur me dosjen e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Dje PD publikoi fakte se vëllai i ministrit është dënuar në Itali me 7.2 vjet burg por trafik droge, por ka mbështetjen e plotë vëllait ministër.

Rama ka reaguar sot në Kuvend, pak pasi opozita u largua nga salla. Sipas tij kjo çështje nuk është e re dhe publikohet pikërisht tani për të bllokuar çeljen e negociatave.

“Dje ministri i Brendshëm foli dhe nuk tha asgjë të re, përsëriti çfarë ka thënë disa herë në harkun e më shumë se 15 vjetëve. Ndërkohë që pasqyrat mediatike e përcollën rizbulimin si një zbulim, fatkeqësisht, pa u thënë shikuesve dhe lexuesve se më parë jo njëherë, por disa herë në vetë ato pasqyra kjo cështje ka dalë dhe ridalë, kur është dashur të sulmohet direkt Fatmir Xhafa, apo qeveria ose grupi parlamentar i PS në momente ngacmuese për këta që sot një avaz të vjetër ua shesin shqiptarëve si një zbulim të ri.

Rasti më i fund kur kjo çështje është shfaqur në mediat pranë SHQUP ka qenë në kulmin e përpjekjes për të reformuar drejtësinë, fakti është i njohur botërisht, por jo vetëm për shqiptarët që e kanë pasur mendjen në atë moment kur ky fakt është dashur, por i njohur edhe nga ndërkombëtarët.

Nuk përbën asnjë implikim të qeverisë së këtyre sepse kjo ndodhi e publikuar dje me bujën e një lajmi të madh i përket kohës kur qeverisnin këta, as për këtë qeveri, apo ministrin. Është për të ardhur keq.

Në një sistem që secili përgjigjet invidivualisht para ligjit, pse del sot? Duhet goditur Shqipëria kudo që është e mundur. Dosja e rizbulimit në të njëjtën kohë që ka dalë në tv ka nisur të shpërndahet në anglisht. E kam mësuar se çfarë do thonin këta në tv, nga ata që dosjen e kishin lexuar anglisht dhe më pyetën si ka  mundësi që sot ne presim që Shqipëria të provojë pretendimin për të hapur negociatat, ne na vënë para një dosje që na e kanë vënë para për një fakt që ne e njohim para disa vitesh”, u shpreh Rama.

Të fundit