Flash News

KRYESORE

Dosja që do të hetojë Arta Marku, deklarata e gazetares për deputetin e Kuvendit

Dosja që do të hetojë Arta Marku, deklarata e gazetares për

Gazetarja  Klodjana Lala, e ftuar në “Opinion” në  “News 24” ka folur në lidhje me kryeprokuroren re. Lala u shpreh se kryeprokurorja ka vënë lëvizje disa prokurorë të tjerë të komanduar të cilët mund t’i shkarkoj.

“Arta Marku është e fokusuar në shqyrtimin e dosjeve konkrete. Pas marrjes së detyrës, ajo lëviz me makinën që lëvizte Adriatik Llalla. Arta Marku banon në Shkodër dhe vijon ta bëjë rrugën Shkoder-Tiranë vajtje-ardhje. Ka prokurorë që ndihen nën presion, pasi ka disa drejtues që janë të komanduar dhe Marku ata mund t’i lëvizë dhe nuk e kanë të garantuar postin. Ka edhe prokurorë që kanë në dorë dosje me çështje të rëndësishme dhe edhe këta ndihen nën presion, pasi nuk e dine ende strategjinë e Arta Markut.”- tha Lala.

Gazetarja Lala ndër të tjera u shpreh se nën hetim është një deputeti i një force politike të cilin nuk dëshiron t’i bëj publik emrin.  Gazetarja deklaroi se Marku mund të qëndrojë edhe 7 vite në këtë post, pasi i lind drejta për të kandiduar pas krijimit të KLP.

“Klima në të cilën vjen Arta Marku nuk është fort e mirë. Në vitin 2018 është paralajmëruar arrestimi i peshqve të mëdhenj dhe ju them se po hetohet edhe një deputet i një force politike, por emrin nuk po e them. Flitet se Arta Marku mund të qëndrojë për 7 vite në krye të Prokurorisë, pasi ajo mund të rikandidojë kur të krijohet KLP dhe ajo plotëson këto kritere për të qenë me mandat të plotë”- tha gazetarja

Të fundit