‘Dosje e varfër në prova’/ Ish ministri për Tahirin: Pse shtohen shanset që të shpallet i pafajshëm

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e ka quajtur dosjen Tahirir ‘të varfër në prova, por ta pasur në lajme’. Ai thekson se duhen prova dhe jo llafe, duke shtuar se si teknikisht, ashtu edhe taktikisht, edhe pse mund të ngrihen superakuza, mungesa e provave shton shanset që Tahiri të dalë i pafajshëm.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Manjani shkruan se herët a vonë akuzat pa prova bien.

Kujtojmë që Prokuroria per Krime te Renda ka kerkuar dje denimin me 12 vite burg per ish-ministrin e Brendshem, Saimir Tahiri, per trafikimin e lëndëve narkotike në kuadër të grupit kriminal.