Flash News

KRYESORE

Dosjet 339 dhe 184/ Kryemadhi u përgjigjet nga Lezha ‘analistëve të Edi Ramës’  

Dosjet 339 dhe 184/ Kryemadhi u përgjigjet nga Lezha ‘analistëve

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u fokusua në dy dosjet 339 dhe 184, për të treguar se qeveria e Edi Ramës nuk është legjitime dhe se të gjithë ata që janë përfshirë në shitblerjen e votës duhet të marrin dënimin e merituar.

Madje, Kryemadhi u përgjigjet edhe atyre që kanë mbajtur qëndrime kritike ndaj këtyre denoncimeve.

“Dëgjojmë analistë të Edi Ramës që thonë janë të paligjshme.

Dosja 339 dhe 184 tregojnë se si bandat kriminale kanë përfshirë segmentet më të larta të PS dhe qeverisjes së Edi Ramës në shitblerjen e votës. Këto janë të faktuara në dosjen 339 me zë dhe figurë, dëgjojmë analistë të Ramës që thonë janë të paligjshme.

Pse një qytetar i thjeshtë shkon në burg e gjobitet kur lyen një gardh të shtëpisë së tij, ndërsa Rama kur kapet me 'presh në dorë' nuk duhet të thirret. Sa nga ju qytetarë të Lezhës për një avlli muresh, gardhe shtëpish jeni marrë nga policia e jeni çuar në prokurori, sa kanë shkuar në burg për faturën e energjisë elektrike, u janë gjobitur bizneset për mungesën e një fature”, shprehet Kryemadhi nga Lezha.

Ajo foli edhe djegien e mandateve nga opozita, që sipas saj solli një ndryshim në jetën politike.

“Shumë prej nesh ishim në dilemë, sepse pluralizmi ka parlamentin, fjalën e lirë dhe përfshirjen e opozitës në parlament jo vetëm në vendimmarrje.

Është tradhti kombëtare t’i shërbesh sot Ramës. Vendimi erdhi si rezultat për të ndërgjegjësuar cdo qytetar, socialist, punonjës të administratës që shteti sot është i kapur, nga drejtësia, ekonomia, rendi dhe siguria. Kemi vetëm një rrugë, përballjen me ta, të cilët kanë kapur shtetin në funksion të 5 klientëve të tij. Misioni ynë është për të kthyer Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëve”, tha kryetarja e LSI.

Të fundit