Flash News

KRYESORE

“Dosjet 339 dhe 184 mbajnë peng Parlamentin dhe integrimin e vendit në BE”

“Dosjet 339 dhe 184 mbajnë peng Parlamentin dhe integrimin e vendit

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me qytetarët e Cërrikut. Kryemadhi foli sërish për vendimin e opozitës për djegien e mandateve. Ajo theksoi se ky vendim ishte një përgjigje pozitive ndaj vendimit që kanë marrë qytetarët shqiptarë.

Kryetarja e LSI-së hodhi poshtë pretendimet e kryeministrit, sipas të cilit opozita kërkon pushtet në tavolinë. “Vendimi ynë për djegien e mandateve  nuk kishte të bënte me një vendim politik për të marrë pushtetin në tavolinë. Absolutisht! Ishim ne në pushtet, ishim në qeveri me Edi Ramën.

Gjashtë muaj ju lut LSI-së Edi Rama, nga dhjetori deri në qershor për të bërë koalicion me ne. Por ne nuk pranuam. Nuk pranuam sepse kurrë nuk mund të pranonim të mbulonim erën e keqe që kishte mbuluar krimin e organizuar”, tha kryetarja e LSI-së.

Kryemadhi theksoi se dosjet 339 dhe dosja 184 mbajnë peng Parlamentin dhe integrimin europian.

“Dëgjojmë që thonë na duhet reforma zgjedhore se pa reformë zgjedhore nuk ka zgjedhje. Reforma zgjedhore, për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri është dosja 339 dhe dosja 184. Këto janë 2 dosjet, të cilat mbajnë peng zgjedhjet e lira dhe të ndershme të shqiptarëve, këto janë 2 dosjet, të cilat mbajnë peng Parlamentin shqiptar dhe këto janë 2 dosjet, të cilat mbajnë peng edhe të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve dhe integrimin evropian”, u shpreh Kryemadhi.

Të fundit