KRYESORE

Dosjet e Hagës, Milo: Kemi të bëjmë me një lojë që del përtej kufijve të Kosovës

Dosjet e Hagës, Milo: Kemi të bëjmë me një lojë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Paskal Milo e komenton çështjen më të ‘nxehtë’ që ka përfshirë jo vetëm Kosovës, por edhe Shqipërinë si një lojë që shtrihet përtej Kosovës.

Duke folur në ‘Open’, Milo thotë se Mënyra se si u shfaq ka një pikëpyetje të madhe që ka të bëjë me sigurinë e gjykatës të dhomave speciale në Hagë.

“Kemi të bëjmë me një lojë që del përtej kufijve të Kosovës.

Mënyra se si u shfaq ka një pikëpyetje të madhe që ka të bëjë me sigurinë e gjykatës të dhomave speciale në Hagë.

E dyta, po të marrim në analizë që momenti kur u zgjidh për të shuar akuzën ndaj Thaçit ishte moment  politik i rëndësohem për Kosovë. U fol se pati një rivalitet mes SHBA e BE të përplasur në Prishtinë. Pse mos ta shohim si revansh të atyre që e humbën betejën duke mos shkuar Thaçi në Uashington?

Jemi në kohën kur diplomacia dhe gjeostrategjik janë bashkë në veprim. E quaj të pamundur që këtë lojë dhe ndërhyje dhe menaxhimin kaq perfekt ta bëjnë shqiptarët. Nuk kemi fuqi ta bëjmë ne, jemi në Hagë. Ky vëzhgim është i madh. Nuk heq dorë nga ideja që kemi të bëjmë me një rivalitet jashtë Kosovës.

Midis diplomacisë së hapur publike, asaj që lexojmë e shikojmë ka një diplomaci tjetër, që është ajo e shërbimeve sekrete. Në raste të tilla janë ato shërbime që kryejnë pjesën më të madhe te punës dhe angazhimit. I qëndroj idesë se ajo që ka ndodhur është gatuar gjetiu dhe jo në Prishtinë”, tha Milo, ndërsa shumë veteranë të luftës çlirimtare të Kosovës do të paraqiten në Hagë në Gjykatën Speciale.

 

Ditari politik

Të fundit