Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gazetari Blendi Fevizu ishte dje i ftuar në forumet UET, në një bisedë me studentë dhe pedagogë për debatin e ditës dhe problematikat që përballet gazetaria sot.
Një gazetar mund të mos i dijë të gjitha gjërat, por një gazetar di dhe më shumë se çfarë thotë. Pak a shumë këtë mesazh përcolli Blendi Fevziu, një nga gazetarët më të njohur në vend, drejtues i emisionit “Opinion” gjatë një bisede me studentët dhe pedagogët e UET, i ftuar në forumet UET.
Ai tha se dinte shumë gjëra që publiku dhe vetë politika nuk i di dhe se këto informacione do të trondisnin politikën dhe do të sillnin ndoshta stinën më të vështirë të saj me nisjen e Vetting-ut.
Fevziu mori shkas nga rasti i kërkesës së prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri, të cilën e cilësoi vetëm një nga hallkat e zinxhirit që ligj politikën me krimin dhe për të cilën kryesisht agjencitë e huaja kanë shumë dosje të tjera të papublikuara.
“Në informacionet që kam unë ëshë që hetimet që do lidhen me korrupsionin nuk do kenë ngjyrë politike, pra do shtrihen sa nga qeveria aktuale, aq edhe nga opozita, se kë parashikojnë se ku do shkojnë nuk di të të them”- u shpreh ai.
Sipas Fevziut informacionet që ai kishte nuk ishin politike, por janë sipas tij kaq të rëndësishme sa ministrat e Ramës shkojnë në zyrë me sytë nga prokuroria.
“Nuk di të them nëse jemi në fazën që ishte Maqedonia para dy vjetësh me daljen e përgjimeve. Nuk më rezulton që Shqipëria të jetë në këtë stad. Këto shërbime mendojnë se krimi është kërcënues në Shqipëri. Ata mendojnë se krimi ka mbështetjen politike. Ata mendojnë se dy qytete janë tërësisht në dorë të krimit. Qarkullojnë një serë materialesh, disa prej tyre shumë të rënda. Pritet që njerëzve me pushtet t’u publikohen materiale të rënda”- tha ai.
Sipas drejtuesit të ‘Opinion” pritet që përgjimet dhe dosja ‘Habilaj-Tahiri’ të sjellë surpriza të reja dhe se disa gazetarë në vend kanë informacione me rëndësi të marra nga agjencitë ose politikanët e huaj.
“Ajo që më rezulton mua, është një problem që është bërë evident rreth një vit e gjysmë më parë, por që sidomos nga mesi i majit e këtej kanë qenë shumë aktivë, disa po i quaj përfaqësues të institucioneve ligjvënëse, jo vetëm shërbimeve të inteligjencës, por edhe shërbimeve të ushtrisë edhe prokurorive të disa vendeve të BE, të cilët kanë një problem shqetësues që nuk kanë mendim të njëjtë me politikën. Pra nëse ministrat e jashtëm, politika e këtyre vendeve, ka një përqasje më të butë, shërbimet ose institucionet ligjvënëse kanë një qëndrim më radikal, të cilët mendojnë se krimi i organizuar po bëhët kërcënues në Shqipëri, dhe këtë gjë kanë tentuar ta thonë politikisht dhe kur nuk ka funksionuar politikisht kanë tentuar ta filtrojnë përmes medieve. Me informacionin tim, disa gazetarë të njohur në vend, dhe gazetarë kronike dhe analistë kanë pasur takime shumë interesante me përfaqësues ligjvënës të këtyre vendeve”.
Sipas moderatorit të një prej emisioneve më të ndjekur në vend, “zyrtarët e huaj kanë ardhur kanë bërë dhe kërkime në Shqipëri dhe ata konsiderojnë që në Shqipëri krimi i organizuar ka mbështetje të fortë politike, që dy nga qytetet kryesore të Shqipërisë janë krejtësisht në kontrollin e bandave dhe që mbi të gjitha që kjo është shqetësuese, është fakti që krimi i organizuar është kthyer në një sfidë ndaj qytetarëve. Një person i njërës prej prokurorive federale të një prej vendeve të BE, më tha që po ka keq bërë që ne kemi ardhur dhe i kemi ndjekur këtu, jetojnë edhe në vendin tim, por atje udhëtojnë me metro, ose udhëtojnë me transportin publik që mos bien në sy, kurse këtu ecin me makina nga 150.000-200.000 euro dhe i kishin fotografuar duke i nderuar polici rrugor”.
Duke u ndalur në Reformën e Drejtësisë, Fevziu tha se kjo reformë do të shtrihet si majtas ashtu dhe djathtas, duke nënkuptuar se të dy kampet politike do të preken nga ky proces.
“Po qarkullojnë një seri materialesh, një pjesë të të cilave janë shumë të rënda dhe serioze. A do publikohen të gjitha unë nuk e di, po t’i kisha pasur do t’i kisha publikuar. Natyrisht ka shumë faktorë që i mbajnë por një gjë është e sigurt, që stinë të qetë nuk do të kemi. A do mbetet tek problemet me krimin, a do mbetet tek lidhjet me kriminelët, a do mbetet tek problemet e korrupsionit, a do shkojë më tej? Por gjithsesi pritet të fillojë Vetting-u besoj brenda dy javësh, me informacionet që kam unë, edhe ajo do lëvizë diçka, pritet që të ketë një reagim ndaj krimit sepse presioni ndërkombëtar është shumë i fortë dhe shteti duhet të detyrohet të lëvizë, por nga ana tjetër pritet që një pjesë e njerëzve me pushtet që kanë lidhje të forta me krimin t’ju publikohen lidhjet”- paralajmëroi Fevziu.
Sa e rëndon situata aktuale qeverinë “Rama”, kur një nga njerëzit më të besuar të kryeministrit hetohet për lidhje me krimin? Për Fevizun e rëndon shumë.
“Ky është një rast unikal, ka ndodhur dhe në vitin 2001, por për arsye të tjera, që një mazhorancë që del me 74 mandate për të krijuar qeverinë duhet të ishte një qeveri shumë stabël. Dhe dy tre javët e para të shtatorit treguan që kishte një stabilitet që nuk pyeste për asgjë. Ndërkohë sot që flasim bashkë kemi një qeveri krejtësisht të paralizuar që mbetet peng duke parë portalet çdo mëngjes se çfarë do publikojnë dhe çfarë do nxjerrin. Nga një debat për zhvillimin e vendit dhe qeverisjen është zhvendosur në një debat për bandat dhe kriminelët. Ky është dështim. Ky natyrisht është produkt i një politike që zhvilluar në katër vite. Në gjykimin tim çdo qeveri synon ta qetësojë situatën dhe sot nuk besoj qe ndonjë nga ju mendon që është situatë e qetë. Kryeministri mund të shkojë për vizita zyrtare, ministrat mund të shkojnë në zyrë në mëngjes, por i kanë sytë nga prokuroria”, u shpreh Fevziu.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38