Drafti 3 vota larg miratimit në 23 korrik; Pas Roshit, Dhimitrit e Troplinit, një tjetër opozitare pro marrëveshjes: Shqipëria e ka vendin në BE!

Pas Roshit, Dhimitrit dhe Troplinit, pro votimit të marrëveshjes së 5 qershorit është shprehur edhe deputetja e opozitës parlamentare Suzana Topi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Topi është shprehur se: “Konfirmoj voten pro per kete dakordesi, pa asnjë ndryshim tjeter.Tashme parlamenti e ka shumicen e nevojshme per te votuar nje ore e me pare dakordesine e 5 qershorit dhe per ti qendruar korrekt konsensusit, duke mos ndermarrë asnje ndryshim te njeanshem qe cenon konsensusin e arritur mes forcave politike.”

Sipas Topit, votimi i marrëveshjes për Reformën Zgjedhore i shërben integrimit të vendit drejt BE, si një nga 15 kushtet për hapjen e negociatave.

Konfirmoj qendrimin tim ne mbeshtetje te dakordesise se 5 qershorit. Qendrimi im eshtë bêrê publik edhe me pare.

Konfirmoj voten pro per kete dakordesi, pa asnjë ndryshim tjeter.

Tashme parlamenti e ka shumicen e nevojshme per te votuar nje ore e me pare dakordesine e 5 qershorit dhe per ti qendruar korrekt konsensusit, duke mos ndermarrë asnje ndryshim te njeanshem qe cenon konsensusin e arritur mes forcave politike.

Shqiperia e ka vendin vetem ne Europen e Bashkuar.

Qendrimi dhe vota ime eshte dhe do te mbetet ne funksion te integrimit sa me te shpejte me Europe.

Kesaj i sherben dhe votimi i kodit zgjedhor, pa asnjë ndryshim tjeter të njeanshëm.

Ky eshte plotesimi i nje nga 15 kushtet për hapjen e negociatave.

Ftoj mazhorancën qe ti qendroje zotimit dhe te sjelle ne kuvend kodin zgjedhor sa me parë per tu votuar!!”, shkruan Topi.