Flash News

KRYESORE

“Drafti i PS, hileqar”, Hajdari ftesë opozitës: Të refuzojmë çdo mbledhje e seancë derisa të shqyrtohet drafti ynë

“Drafti i PS, hileqar”, Hajdari ftesë opozitës: Të

Deputetja Rudina Hajdari e ka cilësuar draftin e propozuar nga PS si hileqar që devijon hapjen e listave 100%.

Pas mbledhjes së Këshillit Politik, Hajdari u ka bërë thirrje kolegëve të opozitës që të bojkotohet çdo mbledhje dhe seancë derisa të shqyrtohet drafti i tyre për Kodin Zgjedhor.

“Thirrja jonë vazhdon të jetë e njëjtë që qytetarët duhet të kenë të drejtën e tyre kushtetuese ashtu siç kërkon kushtetuta. Është e trishtë që PS këmbëngul me një draft hileqar që devijon hapjen e listave 100%. Nuk mund ta devijojmë dot këtë debat kaq të rëndësishëm që kërkon të negociojmë me sovranitetin e popullit, sepse sovraniteti i popullit duhet të jetë në parlamentin e ardhshëm.

Nuk ka centimetër pas. I ftoj kolegët e opozitës që të refuzojmë të shkojmë në çdo mbledhje dhe seancë derisa të shqyrtohet drafti jonë. Beteja e tyre është për një pushtet personal kurse e jona për një të ardhshme më të mirë për vendin", tha Hajdari

Të fundit