Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Koloreto Cukali
Një gjë është e qartë si drita e diellit: Teatri do të prishet sepse prishja e tij është i vetmi argument për t'i dhënë oligarkut Fusha.shpk pronë publike me vlerë të lartë që të ndërtojë 6 kulla në zonën më qendrore të Tiranës. Ky transferim i pronës publiket do të bëhet në mënyrë të paligjshme, duke shkatërruar një ndërtesë historike, dhe duke dëmtuar në mënyrë të pariparueshme urbanistikën e qendrës.
Kushdo që nuk e kupton këtë, le të shkojë të blegërijë tek delet e të ushqehet me tagjinë e propagandës së Bashkisë, sepse nuk meriton të jetë pjesë e debatit.
Kam dëgjuar aktorë të thonë: varja pronës publike, rëndësi ka të bëhemi me Teatër të ri. Ky qendrim, vetëm prej artisti nuk është. Madje, është dhe i cekët. Por, le të mos presim nga aktorët të mbrojnë pronën publike e le të rrimë te Teatri, shtëpia e tyre por dhe e qytetit.
BAR për DELET
Çfarë po ndodh me Teatrin? Nga jashtë, pak kush është i qartë, sepse Bashkia bëri çmos për ta çoroditur publikun.
Asnjëherë më parë Veliaj nuk ka përdorur si këtë rradhë arsenalin e rëndë të propagandës: 3 televizionet kryesore, Vizioni i Dulakëve ndërtues, Klani i Sandrit ndërtues, madje edhe TOP-i i Blushit opozitar, kishin një kryeredaktor të vetëm: zyrën e shtypit të Bashkisë (lexo: https://lapsi.al/2018/06/25/skandali-i-se-henes-erion-vaeliaj-kryredaktor-i-lajmeve-te-3-tv-ve-kryesore/). Zyra për shtyp e Bashkisë transformoi në mënyrë perverse çdo argument e raportim, duke u dhënë jehonë delfinëve të Kryetarit, duke terrorizuar me gjendjen e stisur të Teatrit e duke zhdukur nga lajmet çdo argument serioz. Nëpër rrjetet sociale e në komentet poshtë shkrimeve, u lëshuan lukunitë e të punësuarve në Bashki për të fryrë tezën që Teatri duhet shembur e për të ngritur në qiell projektin e shpëtimtarit të Teatrit, z. Veliaj.
Në të ashtuquajturën dëgjesë publike, rreshti i parë ishte i mbushur me njerëz të kryetarit. Lista e folësve ishte përcaktuar nga z.Veliaj. Foli aty për të shembur Teatrin një Drejtor Teatri Kukullash i emëruar nga z.Veliaj, Drejtoresha e një Teatri mike me Niko Peleshin, një aktor i vjetër që ëndërron që i biri të bëhet Ministër i Ramës, një dekan i Arteve që nuk ka luajtur kurrë në TK, nja 2-3 të punësuar në Institucione, nja 2-3 aktorë që marrin fonde pa fund nga Bashkia, njëri që i kanë futur gruan në punë në Bashki, një tjetër aktor që ëndërron të bëhet drejtor nga Kumbaro, e kështu me rradhë. Me arrogancë iu pre fjala atyre që nuk donte kryetari.
Në lajme (të montuara nga Bashkia), fjala e Sindikatës (SASE) as nuk u pasqyrua fare.
Filloi përpunimi i tezës se artistët janë të përçarë. Aktorë e artistë, u thirrën veç e veç në zyrë te Kryetari, për t'u blerë mendjen dhe votën. Dikujt edhe iu premua diçka. E tëra sipas lojës “të shkëpusim dele nga tufa që t'i hajë ujku”.
Më pas, Veliaj thirri delet institucionale: urbanistë, zjarrfikës e arkitektë që paguhen direkt prej tij ose hanë bukë me projekte të Bashkisë. Njerëz që nuk i pyet kurrë askush, përveçse për të firmosur aty ku do Fusha.shpk, kryetari i vërtetë i Bashkisë.
U krijua dhe një fabul për gjasme frymëzim protestash nga PD-ja.
Pastaj, u pompua fort një takim me 3 artistë dhe për të krijuar gënjeshtrën që marrëveshja me komunitetin u arrit, u ndërtua me urgjencë një listë bishtash me 65 firma. Kjo lista e bishtave u bë si në kohë të Berishës: ca firma u manipuluan (lexo:http://shekulli.com.al/ekskluzive-pirro-dhe-pavlina-mani-ne-nuk-jemi-per-prishjen-e-teatrit-kombetar-foto/); disa u morën në telefon dhe iu mor “po”ja me presion; disa e futën vetë qafën në zgjedhë; disa kanë frikë për rrogën; nja 2-3 janë keqinformuar dhe e dinë ngjarjen tjetër për tjetër; nja 5 a 6 janë nga Korça e që duhet t'i bëjnë qokën Peleshit (me Teatrin e Tiranës); nja 2 paskan çuar firmat me faks që nga Shkodra; gjysmat nuk duhej të ishin fare në listë se nuk janë askushi.
E gjithë kjo artileri propagande, gjithë këta njerëz të rreshtuar me dashje a pa dashje aty, sepse ky projekt është shumë i rëndësishëm. 20%-shi i atyre që “rregullojnë muhabetin” shkon dhjetëra milionë euro.
Teatri Kombëtar NUK është i 3 apo 65 vetëve
Me marifetet e tij, Veliaj arriti të marrë 3 artistë e t'i manipulojë në zyrën e tij. Nuk ka rëndësi çfarë u ka premtuar. Qeveria miratoi të mërkurën ligjin e vjetër për Teatrin, pa pjerdhur për gënjeshtrat që Veliaj u ka këputur atyre të treve. (lexo: https://exit.al/2018/06/veliaj-ka-genjyer-nuk-ka-asnje-ndryshim-ne-ligjin-per-teatrin/). Për të tre, kam respekt profesional e personal. Por, Teatri Kombëtar ka vlerë Historike e Kulturore, ai është pronë e qytetit, dhe nuk mund të jetë në dorë të 3 personave e as të 65 personave të vendosin që duhet shembur. Qyteti, nuk mund të lejojë rruspën ndaj Teatrit vetëm sepse fati i zi solli në pushtet Ramën eVeliajn, dhe lojën për ta prishur e ua la në dorë Kumbarove e Çulërave.
80 vjet histori nuk mund të shembet nga një njeri që ka vetëm 3 vjet në post. Minimumi, për këtë duhet të bëhet referendum në Tiranë.
65 persona, kushdo qofshin, nuk mund të marrin përsipër të zhdukin një vlerë qytetare që nuk është e tyrja.
Gjëja e parë që duhet bërë është një Bord i pavarur nga Veliaj, Rama e Kumbaro për Teatrin, me njerëz me integritet, jo me njerëz që lehin sa herë fishkëllen z.Veliaj.
Gjëja e dytë që duhet bërë është një ekspertizë profesionale, e huaj, jo e caktuar e as e paguar nga Veliaj, që të kryejë një studim serioz e të pakorruptuar mbi gjendjen e Teatrit. Ky studim do të përcaktojë nëse Teatri mund të rinovohet apo jo, nëse në të mund të punohet apo duhet mbajtur si muze.
Gjëja e tretë që duhet bërë është, që NËSE Teatri nuk mund të rinovohet të hapet konkursi për një Teatër të Ri në një vend tjetër (që le të bëhet tek prona publike, parkingu prapa, që Veliaj ia ka premtuar miqve të tij të Fusha.shpk.)
Për ata që shqetësohen se ku do gjenden paratë, po u them që paratë gjenden. Edhe nëqoftë se kjo qeveri nuk do ta ndërtojë Teatrin, ka plot fonde Europiane për artin, ka fonde private, ka donacione, brenda 2 vjetësh shuma për një Teatër të ri do të gjendet.
I vetmi njeri që kërkon të ngutet është Veliaj. Projekti është bërë, pazaret janë ndarë, Fusha.shpk pret të fillojë ndërtimin përpara se vota popullore t'u bëjë ndonjë hata në zgjedhjet e ardhëshme. Ndaj z. Veliaj po përpiqet ta shesë si sukses të madh këtë krim të madh.
Si aktor, ai është në zenithin e tij, i sigurt që e ka kapur publikun dhe kolegët aktorë prej hunde.
Artistët e kapur në rrjetë nga propaganda e Bashkisë, duhet të dinë që e vërteta në Shqipëri funksionon në ditën mbrapa. Një ditë zgjohesh, e kupton që Teatri është shembur, që gjithçka që mendoje se ta kishin premtuar, në fakt nuk ta paskan premtuar. Që krimin e bënë Veliaj, Kumbaro e Çuli, por ti ke vënë firmën aty. Për të prishur një pasuri historike, kulturore e publike që nuk kthehet më.
E vërteta e ditës mbrapa
Teatri është e dyta ndërtesë historike që duan të prishin, pas Stadiumit Qemal Stafa (që Rama vetë e pati shkruar si Trashëgimi Kulturore për t'i futur rruspën pa mëshirë dhe në mënyrë antiligjore). Pas Teatrit Kombëtar e ka rradhën Galeria e Arteve e më pas Teatri i Kukullave, një tjetër ndërtesë historike. Veliaj vetë, i gëzuar, kur kujtoi se i mposhti artistët e lëshoi fjalën që për Galerinë ka një tjetër projekt prishjeje.
Vendin e tyre do e zënë kullat e partnerëve të Veliajt. E vetmja shpresë që ky krim të ndalet është që aktorët të rezistojnë. Nëse shembet Teatri, për Galerinë nuk do ketë kush të protestojë përveç piktorëve të vdekur (ku hyn dhe njëfarë Edi Rama); ndërsa për Teatrin e Kukullave, e vetmja kukull aty, Drejtori i emëruar nga Veliaj do jetë mëse i lumtur t'i bëjë shërbim interesave të Kryetarit.
Por, lufta nuk ka mbaruar. NUK KA MBARUAR.
Sindikata e Artistëve të Skenës e Ekranit, nuk ka firmosur. As qyteti i Tiranës nuk ka firmosur. As unë. As ti. As mijëra si ti e si unë. Ne nuk përfaqësohemi nga një listë e manipuluar me 65 emra. Prandaj, lufta për të mbrojtur teatrin nuk ka mbaruar.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38