Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Dramatike: Serie A mund të anulohet krejtësisht, shtyhet ndeshja në moment të fundit!
Italia është e paralizuar nga koronavirusi dhe futbolli nuk i shpëton kësaj situate. Serie A planfikoi të luante sot ndeshjet e shtyra nga java e 26, por diçka e tillë duket se nuk do të ndodhë.
Federata ka penguar fillimin e ndeshjes Parma-SPAL. Lojtarët ishin në tunel gati për të dalë në fushë, në sfidën që ishte parashikuar të luhej në orën 12:30. Sfida u anulua, pasi gjyqtarët kthyen futbollistët në dhomat e zhveshjes në pritje të një vendimi përfundimtar.
Qeveria italiane ka urdhëruar Federatën Italiane të Futbollit të shtyjë të gjitha ndeshjet. Sot nuk do të ketë Serie A, ndërsa kampionati mbetet pezull. Momentalisht është ky vendim, ndërsa mund të ketë një vendim ekstrem që të pezullohet krejtësisht liga. Situata mbetet dramatike në Itali!