Flash News

KRYESORE

Drejt Britanisë me dokumente false, ndalohen në Rinas 39 persona

Drejt Britanisë me dokumente false, ndalohen në Rinas 39 persona

Gjatë muajit dhjetor, në Rinas janë ndaluar shumë persona që kanë tentuar të udhëtojnë me dokumente të falsifikuara.Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar në flagrancë 39 persona.

Gjatë verifikimeve për shtetasit në dalje të territorit të Shqipërisë, atyre iu gjetën dokumente të falsifikuara italiane, greke, rumune e bullgjare, me të cilat synonin të kalonin në zonën “Schengen”.

Shumica e personave kanë deklaruar se destinacioni i tyre përfundimtar ishte Britania e Madhe. Personat në fjalë kishin zgjedhur pikërisht këtë periudhë festash, ku në të gjithë aeroportet e vendeve “Schengen”, e jo vetëm, shtohet fluksi i lëvizjeve, me shpresën se do t’iu shpëtonin kontrolleve.

Të fundit