Flash News

KRYESORE

Drejt përfundimit të afatit, thellohet lëvizja. Në protestë prezantohet “Kushtetuta e Studentëve”

Drejt përfundimit të afatit, thellohet lëvizja. Në

Afati i vendosur nga studentët për të marrë një përgjigje për kërkesat e tyre është drejt përfundimit. Studentët kanë deklaruar se ora 16:00, e ditës së sotme, është afati i fundit për Ministrinë e Arsimit dhe Qeverinë për të kthyer përgjigje.

Por ndërkohë nga Qeveria nuk ka ende asnjë reagim, lëvizja e studentëve po thellohet. Disa prej protestuesve kanë prezantuar pak minuta më parë “Kushtetutën e Studentëve”. Ata kanë lexuar disa prej pikave të kësaj Kushtetute, ku kryesorja ishte refuzimi i negociatave për kërkesat e tyre dhe jo krijimi i një përfaqësie.

“Urgjente! Distancohemi prej jush!”, paralajmërojnë të rinjtë për përballjen e Ramës me studentët në ‘Top Show’

Denoncimi i ‘Politiko’ për përpjekjet e Ramës për përçarje, studentët reagojnë në protestë: Nuk kemi përfaqësi

Washington Post shkruan për protestën: Më e madhja deri më sot

Kushtetuta e Studentit

  1. Ne jemi të gjithë të barabartë
  2. Studenti për shqiptarët, shqiptarët për studentët
  3. Nuk kemi përfaqësi! Nuk kemi kryesi!
  4. Kemi vetëm 8 kërkesa që janë të panegociueshme
  5. Protesta dhe bojkoti i mësimit do të vazhdojnë ccdo ditë, derisa të plotësohen kërkesat
  6. Në protestë janë të lirë të bashkohen të gjithë gjimnazistët, mësuesit, pedagogët, dhe prindërit dhe kushdo që është në mbështetje të ccështjet sonë.
  7. Të gjithë ata që flasin në media janë përfaqësues të vetes dhe jo përfaqësues të studentëve

*Kushdo që nuk zbaton Kushtetutën e Studentit nuk është student protestues!

Studentët bashkuar, kanë për të fituar!

Të fundit