Flash News

KRYESORE

Drejt shërimit Boris Johnson, ka nisur të ngrihet nga shtrati në spital

Drejt shërimit Boris Johnson, ka nisur të ngrihet nga shtrati në

Doëning Street (zyra e medias e kryeministrit të Britanisë) tha në një deklaratë të premten pasdite se Boris Johnson ishte në gjendje të ngrihej nga shtrati i tij në spital për periudha të shkurtra kohore. Shërimi i Boris Johnson nga koronavirusi po vazhdon, me Kryeministrin që tani është i aftë bëjë “shëtitje të shkurtra”.

Edhe Spitalit ‘St Thomas’ konfirmoi që Boris Johnson është në gjendje të lëviz nga shtrati për herë të parë që nga e hëna kur u vendos në trajtim intensiv. Zyra për media e kryeministrit Johnson shtoi gjithashtu se “ai falenderoi stafin mjekësor për kujdesin e jashtëzakonshëm”. Boris Johnson doli nga kujdesi intesiv të enjten pasdite, pasi kaloi tre ditë në terapi të shtuara për shkak se kishte simptoma të koronavirusit.

Doëning Street nuk ka komentuar kur Kryeministri mund të dalë nga spitali, duke thënë se do të jetë një vendim nga mjekët e tij. Prej të paktën dy javësh, Boris Johnson është duke u trajtuar për koronavirus, pasi ai shfaqi simptoma gjatë fundit të marsit. Megjithatë, ai qëndroi disa ditë në shtëpi, por të dielën shfaqi simptoma të rënduara duke u zhvendosur në spital.

Të fundit