Flash News

KRYESORE

“Drejtësia e Edi Ramës: Burg për protestuesit dhe pushtet për kriminelet”

“Drejtësia e Edi Ramës: Burg për protestuesit dhe pushtet

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj gkyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Arben Micko që la sot në burg 20 protestues të opozitës.

Sipas Këlliçit, vendimi tregon standardet e dyfishta të drejtësisë, që lë në burg qytetarë të thjeshtë dhe dhe nuk kryen asnjë hetim per blerësit e votave ne bashkëpunim me krimin, Damian Gjiknuri, Vangjush Dako, e të tjerë.

“Dosja 339 dhe 184 dhe kapja politike e drejtësisë i kane mbyllur Shqipërisë derën e Evropës. Krimi i lidhur me politiken po rrezikon kthimin e vizave per shqiptaret. Asnjë gjygjtar politik i Edi Rames nuk na ndal dot! Perkundrazi, na shton vendosmërinë ne betejën tone për Shqipërinë si e gjithe Europa. Ne, te rinjte demokrate dhe rinia qe e do Shqipërinë si Europa nuk do ta lejojme te keqen qe na qeveris sot, te mbaje peng te ardhmen tone evropiane”, shkruan Këlliçi në një postim në Facebook.

Gjyqtari në fjalë është babai i nën/kryetarit të FRESH-t, Artur Mucko.

Të fundit