Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Drejtësia “rilindi”, tani ndërkombëtarët ‘të hanë atë që nuk thuhet’
Gentian Gaba
“Të kalosh vettingun në Shqipëri me këtë ligj është si të kapërcesh varrin për së gjalli. Kjo është një gjë shumë e mirë, sepse njëherë e mirë ndahet elementi që ia ul vlerat kësaj reforme”. Me këto fjalë shprehej disa muaj më parë Bashkim Dedja, ish kreu i Gjykatës Kushtetuese, që sapo kishte kaluar dallgët e para të procesit të vettingut.
Mirëpo ngashërimi i shprehur mbi vështirësitë e kalimit të këtij “ferri në tokë”, bashkë me vlerësimin pozitiv mbi ndarjen që reforma do të bënte nga “elementët që ulin vlerat e saj”, sot tingëllojnë edhe një herë të nxituara.
Jo sepse Bashkim Dedja, në apelin e vettingut, u shkarkua pasi nuk justifikonte pasurinë dhe nuk gëzonte nivelin e besueshëm për të vijuar detyrën; por sepse Donika Prela, shefe e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndaj së cilës në janar u konstatuan se nuk justifikon dot me burime të ligjshme, pasuritë e patundshme në pronësi të saj dhe bashkëshortit, u konfirmua në detyrë.
Prika e Prelës kishte ngacmuar belgun e “hekurt” të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, z. Theo Jacobs, i cili e krahasoi dosjen e saj të vettingut me shijen e keqe të një ilaçit të kapërdirë pa ujë në mëngjes.
Por, nëse dosja ishte tepërt e njelmët për shijet e rafinuara të juristit belg, ajo nuk ngjalli të njëjtën përshtypje për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Shqiptarët e KPK-së votuan në favor të konfirmimit, me rezultatin dy pro dhe një kundra.
Një vendim që ngjall mjaft debat dhe hedh përsëri një hije të rëndë mbi besueshmërinë dhe integritetin e gjithë procesit të reformimit të drejtësisë shqiptare.
Diferenca midis qëndrimeve të ndërkombëtarëve të OMN-së, të cilët konsiderohen dorëzanët e reformës, dhe verdiktëve finale, si ai mbi shefen e komanduar të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, tregojnë se është momenti të zhveshim këtë proces të mirëfilltë politik nga përrallat hipokrite që rrëfehen mbi të nga të orkestruarit e këtushëm të procesit.
Sigurisht, këmbanat e alarmit nisën të kumbonin qysh prej fundverës së vitit 2016.
Atëmot, “geni i babëzisë” i mazhorancës për të komanduar dhe kontrolluar implementimin e reformës, përkoi me prishjen e frymës së konsensusit me të cilin ajo u miratua me një shumicë të kualifikuar. Pas trysnisë së ushtruar nga kumbarët ndërkombëtarë, ujdia politike për miratimin e ligjeve organike, në funksion të zbatimit të reformës, ra pre e makutërisë së kryeministrit për të shtirë nën kontroll, pas ekzekutivit dhe legjislativit, pushtetin që i mungonte: Gjyqësorin.
E nëse ndërkombëtarët kanë shërbyer në retorikën e mazhorancës për të shitur reformën si një vullnet të tyre, për të cilin socialistët veprojnë si përçues lokal; vendimi i sotëm duhet të shërbejë për të hapur sytë e atyre që ende nuk e kanë kuptuar se, ONM-ja, nuk ka funksione ekzekutive që prekin rivlerësimin aktual të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri, por që ky proces kryhet nga organet vendore të vettingut.
Pra, ajo që iu shitet shqiptarëve si një “çokollatë belge”, nuk është gjë tjetër veçse ambalazhimi ekstravagant i një karamele “Zana”, të prodhuar ne punishtet e mazhorancës aktuale.
Me Prelën politikisht të shpëtuar, si shpërblim për politikanët e ruajtur nga ajo “vrima e zezë” që është Prokuroria e Durrësit; dhe drejtësinë njëanshmërisht të “rilindur”, pa pavarësi, efikasitet dhe transparencë, ndërkombëtarët duhet të kenë tashmë të qartë se kanë legjitimuar një proces të ngritur mbi një trillim.
Kjo do të ishte udha e duhur për të shpëtuar, atë që mund të shpëtohet, nga kredibiliteti që ende gëzojnë në Shqipëri dhe, njëkohësisht, për të krijuar besimin tek shqiptarët se ka ende kohë për një drejtësi realisht të pavarur. Pasi, deri më tani, me rrugën që kanë zgjedhur, janë duke ngrënë atë që nuk thuhet.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38