Flash News

KRYESORE

Drejtonte autobusin në gjendje të dehura, arrestohet shoferi

Drejtonte autobusin në gjendje të dehura, arrestohet shoferi

Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia pasi rezultuan në gjendje të dehur.

Enver Koçi, 49-vjeçnga Ostreni i Madh i Bulqizës, është arrestuar pasi drejtonte në gjendje të dehur një autobus me 30 punëtorë, një mjet jashtë kushteve teknike dhe pa u pajisur me leje drejtimi. Pas kontrollit të policisë, ai rezultoi të kishte konsumuar alkool në masën 0.89 mg/l.

Edhe 50-vjeçari Kujtim Gjoni nga Tirana, edhe ky duke drejtuar në gjendje të dehur një furgon jashtë kushteve teknike. Pas kontrollit të policisë, ky shtetas rezultoi me përdorim pijesh alkoolike në masën 0.88 mg/l.

Të dy shtetasit janë ndaluar në aksin rrugor Qafë Bualli-Peshkopi.

Të fundit