Flash News

KRYESORE

Drejtoresha dhunon edukatoren në Korçë, zbulohet motivi

Drejtoresha dhunon edukatoren në Korçë, zbulohet motivi

Një sherr ka degraduar në dhunë fizike në një kopsht në Korçë, ku drejtoresha Laureta Asllani ka dhunuar edukatoren Suzana Brahimllari.

Mësohet se mësuesja ka marrë edhe mjekimin në spital për shkak të dhunës dhe më pas është larguar. Mësuesja ka deklaruar se sherri nisi pas një pretendimi të drejtoreshës, raporton “Balkanweb”

“Jam dhunuar nga drejtoresha e kopshtit pasi ajo pretendon se një prej prindërve është ankuar për sjelljen time. Ka ardhur duke më bërtitur dhe ndërsa unë e kam mohuar më ka dhunuar”, ka thënë edukatorja në polici.

Të fundit