Flash News

KRYESORE

Drejtoresha e BK: nuk është prekur Fondi i librave të rrallë

Drejtoresha e BK: nuk është prekur Fondi i librave të rrallë

Drejtoresha e Bibliotkës Kombëtare, Persida Asllani, në një konferencë për shtyp të para pak minutave, ka konfirmuar raportimet e mëparëshme se nuk ka patur dëmtime serioze nga zjarri i rënë sot paradite në Bibliotekë. Sipas saj nuk është prekur Fondi i librave të vjetër dhe as baza elektronike e Bibliotekës. Asllani ka sqaruar se vetëm një punonjës pati probleme me frymëmarrjen si shkak i tymit të shkaktuar nga zjarri, por është dërguar menjëherë në spital dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën. Asllani ka falenderuar shërbimin zjarrfikës për ndërhyrjen e shpejtë.

Të fundit