Flash News

KRYESORE

Drejtoresha e Ramës: Pse del kryeministri në interpelancat on-line

Drejtoresha e Ramës: Pse del kryeministri në interpelancat on-line

Interpelancat on-line janë një nga risitë që kryeministri Rama ka sjellë këtë mandat të dytë qeverisës. Interpelanca bëhet e mundur në saj të disa pajisjeve, vlera e të cilave shkon në 150 mijë euro, dhe bëhet e mundur komunikimi i kryeministrit me banorët ose grupet e interesit që e kanë thirrur në interpelancë kreun e qeverisë.

Deri më tani janë realizuar katër interpelanca, në tre prej të cilave ka qenë i pranishëm kryeministrit Edi Rama.

Në intervistën e sotme, gazetari i ERTV-së pyeti Drejtoreshën e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në kryeministri, Eridana Çano, se pse duhet të dal kryeministri në interpelancë dhe jo drejtuesi i institucionit që mbulon çështjen.

“Sepse në përgjithësi qytetarët duan kreun e shtetit, ose duan ministrin. Sigurisht që puna që bëhet për përgatitjen e interpelancave.....

...puna përgatitore që bëhet për interpelancë është me institucionet përkatëse”, tha Çomo.

Të fundit