Flash News

KRYESORE

Drejtoresha nxjerr mjeken jashtë: Puno në korridor, dhoma është e imja

Ditën e sotme në Poliklinikën Qëndrore ka ndodhur një situatë e shëmtuar ku mjekja nefrologe e kësaj poliklinike është detyruar të realizojë vizitat mjekësore në korridor.

Arsyeja?

Dhoma është e drejtoreshës!

Sipas Dr. Anisës, mjeke nefrologe, drejtoresha e ka nxjerrë atë jashtë me arsyetimin se dhoma është e saj. Kujtojmë se në Poliklinika dhe Qëndra Shëndetësore në Tiranë, mjekët punojnë me dy turne.  Kështu, sipas turneve,  dy mjekë ndajnë të njëjtën dhomë. Ndërsa drejtuesit, në ndryshim nga pjesa tjetër e stafit nuk e ndajnë dhomën me mjekët e turnit tjetër (dhomën ku ofrojnë shërbimin si mjek) si dhe shërbejnë gjithmonë turnin e parë.

Por ditën e sotme ka ndodhur një përplasje e çuditshme mes mjekës nefrologe Dr. Anisës, ku drejtoresha Benereta Hoxha e ka nxjerrë atë jashtë. Por mjekja ka arritur të kryeje shërbimin e saj dhe pse në korridor. Thuhet se në atë poliklinikë ka dhoma ekzistuese bosh, por që mbahen të mbyllura për arsye të pashpjegueshme.

Politiko.al

 

 

Të fundit