Flash News

KRYESORE

Drejtoresha tregon parandjenjën e Adelës: Më tha “Anjeza kam frikë se…”

Drejtoresha tregon parandjenjën e Adelës: Më tha “Anjeza

Drejtoresha e programacionit në “Fax News”, Anjeza Hoxha ka treguar si e njihte ajo Adelën dhe si e kishte parandjerë vetë gazetarja këtë që i ndodhi sot.

Portali Shuplaka, shkruan se Anjeza tregon se me Adelën është njohur në këtë nismë të re televizive që ato kanë ndërmarrë, dhe disa ditë më parë në një nga kohët që ndanin bashkë gazetarja,që u nda sot nga jeta i kishte treguar një moment jo të mirë shëndetësor, që i kishte ndodhur dy vite më parë.

“Adelën e kam njohur këtu në “Fax News”, ishte mjaft entuziaste dhe priste që shumë shpejt të kishte emisionin e saj. Ajo është detajiste dhe pronari i televizionit dhe unë ishim gati që te ndihmonim atë për atë çka i duhej në realizimin e programit të ri. Adela është një vajzë shumë vitale, e donte shumë jetën dhe nuk bënte kompromise.

Donte që gjithçkaje t’ia dilte vetë. Një ditë ajo më kishte folur, në një nga kafet që konsumonim, më tha për një problem që kishte pasur dy vite më parë, ajo kishte humbur ndjenjat në zyrë. Miku i saj Eraldo Rexho i kishte ardhur në ndihmë dhe sipas mjekëve nuk ishte parë e arsyeshme të kurohej.

Ajo kishte bërë të gjitha ekzaminimet, kishte dyshime, po asnjë nga mjekët nuk kishte thënë që ajo mund të vuante nga epilepsia. Ajo më ka thënë që ‘’Anjeza unë kam frikë se një ditë do të më përsëritet” po unë vetëm sot e kuptoj parandjenjën e saj”, u shpreh Anjeza Hoxha.

Të fundit