Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
‘Drejtorët në Shkodër janë KÇK’, PD: Prokuroria të nisë hetimet bazuar mbi dëshmitë e deputetes së Edvin Ramës
Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia ka postuar në Facebook pjesë të një interviste televizive të ish zv.kryeministres Senida Mesi, e cila tha se drejtorët në Shkodër nuk janë profesionistë, por i shërbejnë qëllimit të individit që i ka rekomanduar.
Mesi shtoi se këta drejtorë janë ‘KÇK’, kap ça të kapësh, duke menduar vetëm të përfitojnë diçka për vete.
Mbështetur në deklaratën e saj, Bardhi thotë se shpreh keqardhje për nivelin e socialistëve në Shkodër. Sipas tij socialistë të tillë, siç Mesi i përshkruan janë arsyja pse Shkodra nuk u ka dhënë besim.
Ai apelon që prokuroria e Shkodrës të nisë hetimet për korrupsion, bazuar në dëshmitë e ish-deputetes socialiste, meqë ajo vetë ishte pjesë e qeverisë.
“Keta jane prurjet e Rilindjes, qe ankohen se ne 7 vjet ne pushtet, u kane dale Kap Ca te Kapesh, drejtoret qe vete i perzgjedhin me trafik influencash te erreta. Ky sinqeriteti i deputetes - ish zv.kryeministre ne fakt vlen per cdo "perzgjedhje" ne PS. Prandaj Shkodra nuk u ka dhene kurre besim. Tani deputetja e pranon edhe me ze e figure se cfare perfaqeson Rilindja! Prokuroria e Shkodres duhet te nise pa vonese hetimet per korrupsion e vjedhje kryesisht, bazuar mbi deshmite e deputetes se Edvin Rames”, shkruan Bardhi.