Flash News

KRYESORE

Drejtorët që i mbijetuan reformës së Ramës në administratë

Drejtorët që i mbijetuan reformës së Ramës në

Dy janë drejtorët që duket se i kanë mbijetuar operacioneve të spastrimit të administratës publike pasi u ndërrua pushtetin në 2013-ën.

Shemsi Prençi dhe Benet Beci janë dy drejtuesit ‘stoik’ që i kanë rezistuar dallgëve që ngrihen në administratë sa herë që partitë qeverisëse i lenë vendin njëra-tjetrës.

Shemsi Prençi vijon të jetë në krye të Emergjencave Civile edhe pse socialistët kur ishin në opozitë nuk i kursyen fjalët për të pas përplasjes që patën në zgjedhjet e vitit 2009 në qarkun Fier. Duke se ato që kanë ndodhur janë hedhur ‘pas krahëve’ dhe tashmë Rama nuk e kursen më vlerësimin e tij për kreun e Emergjencave sa herë që shfaqen përmbytjet në vend. Këtë bëri edhe fundjavën e kaluar kur moti i ekq përfshiu vendin.

Po kështu edhe Benet Beci, drejtuesi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. U emërua në këtë detyrë që në kohën e qeverisë së Partisë Demokratike dhe vijon edhe sot në mandatin e dytë të Edi Ramës. Rama dhe Beci janë shfaqur edhe së bashku në ato pak rrugë që kanë ndërtuar. Rasi më i fundit ishte sot në Velipojë.

Të fundit