Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Drejtori i galerisë në Gjermani: Buxheti për ekspozitën e Ramës ishte me 5 shifra
Që prej datës 25 nëntor, në galerinë Kunsthalle të qytetit të Rostokut në veri të Gjermanisë është hapur ekspozita e kryeministrit shqiptar më titullin “Vepra-Edi Rama’’.
Me mbi 50 skica dhe shtatë skulptura të varura në muret moderne të galerisë, Rama është kujdesur të shfaqë veten si një politikan ndryshe, larg kolegeve ballkanik, madje dhe atyre perëndimor.
Kreu i qeverisë, ka dashur të transmetojë edhe idenë se ekspozita ishte jo-publike me lajme të tilla të publikuara në media si: “Rama është qytetar privat në Rostok; aty e ka sjellë me makinë ambasadori i Shqipërisë si shofer”.
Megjithatë, në mungesë të informacioneve transparente, Politiko.al kontaktoi drejtorin e galerisë, Uve Neuman, të cilit i kërkoi detaje lidhur me koston e ekspozitës, te paguar nga kreu i ekzekutivit shqiptar.
“Çdo projekt ekspozimi ka një buxhet fiks, i cili nuk duhet të tejkalohet. Një shumë pesë-shifrore ishte në dispozicion për këtë projekt. Këtu përfshihen kostot e prodhimit, e udhëtimit dhe akomodimit si dhe zbatimi grafik dhe aplikimi i medias”, sqaroi Neuman duke konfirmuar se ekspozimi nuk ishte falas, por kushtoi nga 10-99 mijë euro.
Nuk është e qartë nëse paratë janë nga të ardhurat e kryeministrit apo nga buxheti i shtetit. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që veprohet në mënyrë të tillë.