Flash News

KRYESORE

Drejtori i gazetës: Kjo është telefonata që e bëri Bushatin ‘kurban’ të Ramës

Drejtori i gazetës: Kjo është telefonata që e bëri

Drejtori  i gazetës ‘Telegraf’, Ëngjëll Musai ka komentuar ndryshimin e madh në kabinetin qeveritar të drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Sipas Musait, “ky kabinet nuk meriton vetëm shpërbërjen, por mbi të duhet të nisë menjëherë vettingu dhe pas vettingut meriton të magazinohet për skrap në biruca dhe qeli.”

Ai konsideron si ngjarjen më skandaloze emërimin e Gent Cakajt në postin e ministrit të Jashtëm, të cilin e konsideron “adoleshent pa përvojë dhe mbi të gjitha një ushtar i bindur i kryeministrit.”

Ëngjëll Musai mendon se shkarkimi i Ditmir Bushatit nga drejtimi i diplomacisë shqiptare ka ardhur si pasojë e faktit se kryeministri Rama nuk e ka kapërdirë lehtë bisedën telefonike midis ministrit dhe homologut amerikan, Mike Pompeo, e zhvilluar pak ditë më parë.

“Po pse pak figura ka e majta për të vendosur në poste kaq delikate sikurse është portofoli i diplomacisë?! Sigurisht që ata nuk i duhen Ramës, pasi këtij të fundit i duhet një person që të mbyllë qarkun midis Thaçit-Vuçiçit dhe Ramës. E megjithatë ajo që është më kryesorja ka të bëjë me faktin se, Rama nuk mund ta kapërdijë kollaj bisedën midis Bushatit dhe Sekretarit amerikan Mike Pompeo, duke anashkaluar kryeministrin Rama, i cili tashmë njihet si i besuari i Erdoganit. Në këtë aspekt do të dëshironim që ky shkarkim të mos jetë i lidhur edhe me qarqet antishqiptare dhe politikat e tyre sllave dhe turke si shenjë e miqësisë dhe besimit midis Bushatit dhe Mike Pompeo-s”, shkruan Musai.

Ministri i ri i Jashtëm i Shqipërisë pa ‘certifikatë sigurie’; e domosdoshme për NATO-n dhe BE-në

Ditmir Bushati ministri i Jashtëm më jetëgjatë i tranzicionit, theu ‘rekordin’ që mbahej nga demokrati

Gazeta e majtë: Sali Berisha më në fund mund të flejë i qetë. PS nuk ekziston më

Të fundit