Drejtori i Institutit të Ndërtimit: Ndërtesat e vjetra në sitë, ato me probleme të prishen

Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliun kërkoi që ndërtesat e vjetra të verifikohen dhe kontrollohen. Ai këshilloi që çdo ndërtesë që nuk përmbush kushtet, duhet të shkatërrohet.

“Ndërtesat e vjetra duhet të verifikohen dhe te kontrollohen. Nëse nuk i përmbushin kushtet, ato duhet te shkatërrohen. Ka një vendim të qeverisë që këto banesa duhet të kalojnë në sitë. Pasi të kontrollohen, ato banesa duhet të riforcohen. Kurse ato që nuk ia dalin dot dhe ka kosto, duhet të shkatërrohen”, tha Hysenlliu në “Real Story” në News 24. .

Gjithashtu ai shtoi se ndërtuesit kanë për detyrë të tregojnë origjinën e materialeve të ndërtimit.

“Unë po dokumentoj se si janë sjellë materialet e ndryshme në periudha të ndryshme. Na lind për detyrë që t’i kërkojmë qeverisë shqiptare, pasi Instituti i Ndërtimit s’ka kompetencë, ai duhet të formatohet t’i jepet peshë. Instituti s’ka asnjë kompetencë të kontrollojë ndërtimet, pasi i ka IKMT-ja.”