Flash News

KRYESORE

Drejtori i Interit konfirmon 3 afrime me një intervistë: Duam Eriksenin!

Drejtori i Interit konfirmon 3 afrime me një intervistë: Duam

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, nuk e ka fshehur aspak interesimin për mesfushorin e Tottenham-it, Christian Eriksen. Madje, ai ka folur edhe më tej për transferimin e danezit.

“E konfirmoj se kemi bërë një ofertë zyrtare. Eriksen është një lojtar fantastik dhe Tottenham ka shumë oferta për të. Sidoqoftë, kemi besim se do ta mbyllim me sukses këtë përpjekje tonën", ka deklaruar Ausilio.

I pyetur për Giroud dhe Moses, ai ka shtuar: "Me Giroud do të firmosim sapo të shesim një lojtar tonin. Për momentin, nuk ka bisedime. Me Moses akord dhe kanë mbetur vetëm detajet".

Të fundit