Flash News

KRYESORE

Drejtori i spitalit të Shkodrës drejt largimit, kush pritet ta zëvendësojë

Drejtori i spitalit të Shkodrës drejt largimit, kush pritet ta

Drejtori i spitalit rajonal të Shkodrës, Vilson Masmalaj është drejt largimit të këtij posti.

Lajmin e kanë konfirmuar burime pranë mediave lokale në Shkodër, të cilat theksojnë se ky vendim pritej prej kohësh dhe tashmë së fundmi është zyrtarizuar edhe lëvizja e tij.

Deri tani mbetet ende e paqartë nëse Masmalaj do kërkojë dorëheqjen apo do të shkarkohet me shkresë zyrtare si drejtor i spitalit, por ajo që është e sigurt, sipas të njëjtave burime, gjatë javës së ardhshme pritet që të zyrtarizohet largimi i tij nga ky post.

Ende nuk është vendosur se kush do ta zëvendësojë. Sipas burimeve fillimisht do jetë e komanduar zëvendës drejtorja Teuta Rrjolli dhe në vazhdimësi pritet të sillet drejtori i ri. Kjo nuk është e vetmja lëvizje sepse në vazhdimësi pritet që të ketë edhe ndryshime të tjera.

Të fundit