Flash News

KRYESORE

Drejtori për Ballkanin i DASH: SHBA mbështet çeljen e negociatave

Drejtori për Ballkanin i DASH: SHBA mbështet çeljen e

Drejtori për Ballkanin në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik , nga Beogradi i dha një mesazh liderëve të Bashkimit Evropian se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë që t’u hapen negociatat.

Ai shtoi se të dyja shtetet ballkanike kanë bërë reforma e për këtë duhen vlerësuar.

“SHBA mbështet fort procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ne biem plotësisht dakord me vlerësimin e Komisionit Evropian se të dy vendet kanë bërë progres në reforma domethënëse. Marrëveshja e Prespës është një shembull shumë i mirë”, deklaroi Drejtori i Ballkanit në Departamentin e Shtetit, David Kostelancik gjatë një forumi në Beograd ditën e sotme.

Ne shpresojmë që Bashkimi Evropian do të bëjë një lëvizje drejt këtyre vendeve ashtu siç kanë bërë ato duke ecur drejt BE-së”, tha ai.

Të fundit