Flash News

KRYESORE

“Drejtuese të PS në Shkodër janë përdhunuar”, Voltana Ademi sqaron deklaratën e dhënë në 'Open'

“Drejtuese të PS në Shkodër janë

Pas deklaratës në emisionin ‘Open’ në Top Channel, ku deklaroi se disa drejtuese të larta të PS-së ne Shkoder janë përdhunuar, kryebashkiakia  Voltana Ademi është deturyar të sqarojë kontekstin e qëndrimit të saj. Në Report TV, Voltana Ademi pohoi se nuk bëhet fjalë për përdhunimin e grave, porse deklarata e saj lidhet me faktin që drejtuesit e kanë të vështirë të bëjnë punën e tyre.

“E para në asnjë rast, nuk kam thënë një gjë të tillë. Nuk ka lidhje me përdhunimin e femrave. Korrupsioni, krimi, pjesa që lidhet me marrjen në dorë të fuqisë politike që është e inkriminuar, padyshim që ndërhyn në cdo drejtues dhe te ata bëhet më e vështirë. Në këtë rast po flas jo te ata që janë të PD-së, që e kanë pasur të vështirë që të përballen edhe për cështjet që kanë lidhje me vendimmarrje të detyruar për interesa politike”, nënvizon Ademi.

Voltana Ademi foli për politikën e lidhur me krimin që pengon në një mënyrë a tjetër që zyrtarët të bëjnë detyrën, qoftë ata nga PD e qoftë ata nga PS. “Ne kemi pasur drejtues që janë të policisë që janë përpjekur dhe i kam ofruar bashkëpunimin dhe me mundësitë e tyre kanë punuar, por fakti që nuk janë ndihmuar në kohë dhe nuk kanë instrumentet, jo vullnet. Nuk bëhet me polici rrugore, por për një situatë më të agravuar, përgjegjësia duhet të jetë më e madhe dhe në këtë rast kam detyrën ta them se nuk ka ndodhur në Shkodër.

Unë mendoj se ata nuk janë mbështetur për të kryer punën, ata në një mënyrë apo tjetër ata janë penguar. Edhe në Shkodër ka probleme që ka pasur lidhje me të inkriminuarit. Duke i hequr instrumentet dhe vështirësuar punën është një formë e dhunimit. Nëse këta njerëz kanë punuar sikur thotë ministri, kush janë rezultatet?”, përfundoi Ademi.

Të fundit