Flash News

E-TJERA

Drejtuesit e Renes lënë jashtë kombëtares Lenjanin

Drejtuesit e Renes lënë jashtë kombëtares Lenjanin

Kombëtarja shqiptare do të luajë pa Lenjanin në ndeshjet me Italinë dhe Bosnje-Hercegovinën. Shkak për këtë mungesë të rëndësishme mësohet të jetë bërë sjellja aspak profesionale e skuadrës së Renesit. Skuadra franceze nuk e ka aktivizuar fare Lenjanin në ekip dhe as nuk e ka grumbulluar atë në ndeshjet zyrtare. Kjo ka sjellë edhe habinë e mediave franceze, të cilat kanë bërë disa herë raportime për gjendjen e mirë fizike dhe gatishmërinë e lojtarit shqiptar. Por kjo nuk ua ka ndryshuar aspak mendimin drejtuesve të Renesit, të cilëve, mesa duket, nuk u kanë mjaftuar as tri ndeshjet si titullar në Europian që Lenjani ka zhvilluar.

Të fundit