Flash News

KRYESORE

Drekoi pa lejen e ministrit të Mbrojtjes, pse u kërkua shkarkimi i Artur Meçollarit

Drekoi pa lejen e ministrit të Mbrojtjes, pse u kërkua shkarkimi i

Artur Meçollari është caktuar si një nga negociatorët e çështjes së detit me Greqinë. Ndaj tij janë hedhur akuza të shumta për spiunim, kur punonte pranë Ministrisë së Mbrojtjes.  

Mësohet se Presidenti Meta po merr informacione në rrugë institucionale për një hetim për spiunazh ndaj Meçollarit në vitin 2013, kur ministër ishte Arben Imami.

Gazeta “Panorama” ka mësuar nga burime pranë Meçollarit, se arsyeja e shkarkimit të tij nga shërbimi ushtarak ka qenë një drekë me një atashe ushtarak të një ambasade në Tiranë, për të cilën Meçollari nuk kishte marrë leje nga ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Arben Imami.

Burimet thanë gjithashtu se vendimi për largimin e tij nga shërbimi ushtarak është marrë edhe nga Prokuroria, e cila ka hetuar akuzat për spiunazh.

Të fundit