Flash News

KRYESORE

Drekon me drejtorin teknik, ja kush do jetë skuadra e re e Balotelit

Drekon me drejtorin teknik, ja kush do jetë skuadra e re e Balotelit

Mario Baloteli duket se do të rikthehet në Serinë A. Sulmuesi 27-vjeçari është parë ditën e sotme duke drekuar me drejtorin teknik të Fiorentinës, Pantaleo Korvinon, në restorantin që ndodhet disa hapa larg qendrës së Toskanës.

Edhe pse nuk ka ende asgjë zyrtare, dreka e sotme u ka dhënë shkak mediave për të raportuar Fiorentina do të jetë skuadra e ardhshme e sulmuesit italian.

Pa ditë më parë, ka qenë vet Baloteli ai që ka deklaruar se do të dëshironte të rikthehej në Serinë A.

 

Të fundit