Flash News

KRYESORE

Drekuan në Gjirin e Lalëzit, çfarë i ka propozuar Ardit Gjebrea- Arbana Osmanit

Drekuan në Gjirin e Lalëzit, çfarë i ka propozuar Ardit

Pak ditë më parë, moderatorja Arbana Osmani postoi në rrjetet sociale një foto duke drekuar me drejtuesin e ‘E diela shqiptare’ në tv Klan, Ardit Gjebrean dhe familjen e këtij të fundit.

“Një drekë e bukur me këtë familje të bukur”, shkruante Arbana, ndërsa në media u aludua edhe për ndonjë bashkëpunim mes tyre në sezonin e ri.

Ndonëse në pamje të parë dukej një drekë mes miqsh, ‘Revista Class’ shkruan se në tavolinë kanë diskutuar edhe për punën. Përflitet se këtë vit Këngën Magjike, Arditi do ta drejtojë me Arbana Osmanin.

Megjithatë, nuk është konfirmuar ende edhe nëse Arbana do të jetë vetëm në natën finale apo edhe në dy netët e tjera.

Të fundit