All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

"Dreq! Sikur të ishte aq e lehtë", Selena Gomez tregon gjithë ndjesitë e ankthit në këngën e saj të re

"Dreq! Sikur të ishte aq e lehtë", Selena Gomez tregon
Julia Michaels dhe Selena Gomez kanë sjellë bashkë këngën "Anxiety" (ankthi).  Kjo këngë është pjesë e albumit të ri të Julias dhe të gjithë kanë filluar të flasin për tekstin e kësaj kënge. Kënga flet për ankthin dhe efektin që jep ai dhe ndjesitë që kalon. Teksti është shkruar nga Julia por të gjithë mendojnë se kjo këngë është një lidhje e ngushtë me Selenën. Këtë mund të kuptojmë edhe nga postimi i saj në Instagram ku shkruan: “Motra ime e ëmbël. Julia ti ke qenë një pjesë e rëndësishme e jetës sime. Më ke ndihmuar si të kem kurajë kur kam pasur dyshime mbi veten. Kjo këngë është shumë afër me zemrën time pasi unë e kam përjetuar ankthin dhe e di që edhe shumë shokë të tjerë e kanë përjetuar. Nuk je vetëm nëse edhe ti ndihesh kështu”.
Në tekstin e këngës thuhet: “Të gjithë shokët e mi nuk e dinë, sesi është Ata nuk e kuptojmë përse nuk mund të fle natën, Dhe mendova se mund të merrja diçka për ta rregulluar, Dreq, sikur të ishte aq e lehtë, ah, ah, Por shokët e mi nuk e dinë sesi është”.

Të fundit