Dridhjet në publik, Merkel thyhen protokollin duke qëndruar ulur para ndërtesës qeveritare në Berlin

Kancelarja gjermane Angela Merkel dukshëm po kalon një periudhë të vështirë shëndetësore.

Brenda një periudhe një-mujore, kancelarja gjermane është shfaqur në publik, në aktivitete të rëndësishme duke u dridhur në mënyrë të pazakontë. Dje ky episod ju përsërit gjatë një takimi me kryeministrin finlandez Anthony Rine, ndërsa episode të ngjashme ka patur edhe më 18 qershor dhe 27 qershor.

Një ditë më pas Merkel ka ndryshuar strategji. Gjatë takimit me kryeministren daneze Mete Frederiksen qëndruan  ulur gjatë intonimit të himnit në Berlin.

Merkel qëndroi ulur para ndërtesës së qeverisë, një ngjarje pazakontë kjo dhe kundër protokollit gjatë nderimeve ushtarake dhe shtetërore.