Flash News

KRYESORE

Drini tregon për mbledhjet e emisionit "Opinion": Çfarë nuk ka aty, ulërima e teshtima

I ftuar në "My Living" në Vizion Plus, gazetari Drini Zeqo ka treguar për jetën e tij personale dhe profesionale. Në një intervistën me Arjon Muçën, Drini Zeqo tregoi se ai e nis çdo ditë në orën 07:30 të mëngjesit me një kafe, të cilën e bën vetë dhe zakonisht ha dhe diçka dhe pastaj ik në palestër.

Drini ka zgjedhur të bëjë palestër në mëngjes për shkak të angazhimeve të profesionit gjatë ditë, por kjo i jep energji thotë ai.

[caption id="attachment_257252" align="alignnone" width="1920"] Në foto moderatori i "My Living" Arjon Muça dhe gazetari Drino Zeqo[/caption]

Drini ka folur dhe për mbledhjet për emisionin "Opinion":

Çfarë nuk ka aty. Edhe të bukura, edhe jo të bukura edhe ulërima. Edhe teshtima. Mbledhjet janë rutinë e përditshme. Blendi i drejton vetë mbledhjet, gjithmonë. Është i fokusuar të pjesa e mbrëmjes, te ajo që do bëjë në emision. Mbarojmë gjithë punët që kemi për të bërë. Dikush merret me të ftuarit, dikush merret me kronikat, dikush merret me pjesën online, Facebook, Instagram, dikush punon për një emision në avancë.

Por a bën punë shtëpie Drini, i lan pjatat ndonjëherë?

Jo, sepse nuk më ngelet për t’i larë, jo se kam gjë kundër larjes së pjatave. Nuk kam komplekse me këtë punën e punëve të shtëpisë. Unë jam i hapur në familje, për çdo gjë që mund të ketë nevojë, pse jo. Konsumoj drekën, pushoj pak, pastaj bëhem gati për lajmet që janë çdo ditë në ora 7 e gjysmë. Rutina e lajmeve me thënë të drejtën më ka krijuar një lloj cikli gjatë ditës që është i pashmangshëm. Që do të thotë që gjithnjë në atë orar bëj kujdes që të jem i shplodhur, i fokusuar i përqendruar.

[caption id="attachment_257253" align="alignnone" width="1920"] Në foto Arjon Muça dhe Drino Zeqo[/caption]

Pjesë nga intervista:

Arjon: Po veshjet kush i përzgjedh, sepse je gjithnjë shumë i kuruar?

Drini: Faleminderit. Për veshjet me thënë të drejtën jam kujdesur gjithmonë vetë. Është një shije që e kam kultivuar ndër vite dhe kujdesem vetë.

Arjon: Po nëse do të ketë ndërhyrje, dikush që të thotë që këtë kombinim duhet ta bësh në një mënyrë të caktuar ?

Drini: Patjetër që ka, por askush nuk vendos pikën duke të detyruar të veshësh një gjë që ti nuk do të veshësh.

Arjon: Nuk ka ndodhur kjo gjë ?

Drini:Nuk mund të ndodhë.

Arjon: Po i afrohemi pjesës së fundit të ditës, pjesa më interesante dhe për publikun.

Drini: Po, do të tregoj dhe për mbrëmjen.

Arjon: Doja të dilja te jeta e natës. Vazhdon të jesh aktiv ?

Drini: Jo nuk jam më. Nuk jam më sepse u pre si më thikë, konsumi i jetës së natës. Mbase dhe Tirana ka hyrë në një fazë tjetër të jetës së natës, nuk është më si më përpara. Me kalimin e viteve kupton që duhet të bësh gjëra me thelbësore.

Arjon: Çfarë bën ti thelbësore ?

Drini: Unë jam fokusuar shumë të puna dhe te vetja ime.

Arjon: Je fokusuar në gazetari apo në ndonjë projekt të ri ?

Drini: Ka ardhur momenti që dhe unë të shoh për diçka timen, d.m.th një projekt timin, që ka emrin tim.

Arjon: Të shkruar nga Drini ?

Drini: Jo domosdoshmërisht, mund të jetë autor dhe dikush tjetër, por do më pëlqente të kisha një gjë që të më  përfaqësonte. Është një gjë që ende nuk është pjekur, është një gjë që është duke u plotësuar më elementë, është një gjë që e kam qejf, po e konsumoj nga pak me drejtuesit aty në Klan.

Arjon: Është në Klan ?

Drini: PO, Po është në Klan. Mua më pëlqen bashkëpunimi.

Arjon: Jo me Amin ama.

Drini: Më pëlqen kombinimi mashkull- femër, pse jo, se çifti, kur janë dy, një mashkull, një femër, janë interesantë.

Arjon: Po me Amin ama nuk ke shkuar mirë ?

Drini: Me Amin, nuk mund të them që nuk kam shkuar mirë. Shkoi ashtu si shkoi dhe nuk  dua t’i vendos një emër kësaj gjëje. Por programi në atë kohë, ishte shumë i ndjekur, mbaj mend ka qenë një nga edicionet shumë të ndjekura.

Arjon: Më pas more një prezantim ku ishe vetëm, ishe ti leader-i ?

Drini: Po, “Tu si Que vales”, ka qenë një nga emisionet më të bukura, për hir të së vërtetës, e kujtoj me shumë kënaqësi. Sa herë që bie fjala të spektaklet. Ka qenë, shumë, shumë i ndjekur. Është një nga programet që do e shihja më shumë kënaqësi në ekran.

Arjon; Drini ti ke dal shpesh herë nga petka klasike e gazetarit të lajmeve, ke bërë dhe projekte të tjera që të kanë risjellë në të njëjtën petkë, pra atë të gazetarit serioz. Nuk e ke pasur asnjëherë këtë merak ? Sepse me sa kam parë është e vështirë të kthehesh ?

Drini: Sot ka ndryshuar koncepti. Nuk është e rëndësishme se çfarë bën, por është e rëndësishme si e bën. Nëse ti ruan atë seriozitetin, dëshirën për ta bërë bukur një gjë, mund të bësh në vite të ndryshme gjëra të ndryshme.

Arjon: Këtu na sjell projektin e fundit që ke bërë jashtë edicionit të lajmeve që është Check in.

Drini: Ja ky është shembulli konkret.

Arjon: Ke udhëtuar nëpër vende që normalisht nuk udhëtohet.

Drini: Ai ishte vërtet emocion,  Ne e përdorim fjalën emocion shumë pavend ndonjëherë. Në kuptimin që themi “oh sa emocion”.

Arjon: Ku ke shkuar ?

Drini: E para ishte Afrika, udhëtimi në Afrikë, kur shikoje atë dheun e kuq, atë ndjesinë e tokës së egër.

Arjon: IShte vërtet kështu ?

Drini: Po, po ishte ekzaktësisht kështu. Nuk e di për sa vite do jeta akoma kështu. Por Afrika ishte e egër, dhe në atë egërsinë e vet, ti kuptoje se si ke qenë dikur ashtu. Ke qenë një njeri si ata, por koha të zhvilloi. Në rrethana të ndryshme ti u zhvillove, ece përpara, u modernizove, por ende e ndjeje atë. Për shembull, kur prekje celularin me dorë, e prekje e kuptoje që ata njerëzit atje që ishin ngjitur më token, e kuptoje se sa afër atyre kishe qenë dikur. Kështu që Afrika ishte emocionuese.

Arjon: Çfarë të bëri më shumë përshtypje në Afrikë ?

Drini: Panorama dhe përveç panoramës që është unike dhe kafshët, të cilat në gjendje të lirë të impresiononin. Të shohësh një luan që kalon afër teje, sigurisht që ti je i mbrojtur nga makinë e safarit që po bën. Gjithsesi ai është në gjendje të lirë dhe të përfshin shumë.

Arjon: Nga një kontinent, në një tjetër ?

Drini: Ikëm në Asi pastaj.

Arjon: Në një pjesë luksoze të Azisë.

Drini: Lukzose dhe shumë të pasur siç ishte dhe Singapori. Mund të quhet “ Tigri Aziatik” të dyja. Malajzia dhe Singapori, vende shumë të zhvilluara, por me njerëz të ftohtë. Shumë robotike, të organizuar, sikur jetonin në inkubator, më gjërat dhe projektet e veta. Komplet ndryshe nga njerëzit në Afrikë që ishin më të dashur dhe më të afruar, pavarësisht asaj “ egërsisë” së tyre. Por, kishin atë pjesën e modernes që të impresiononte. Ishte çdo gjë si me pult. Kudo që të lëvizje sikur kishe një telekomandë, shtypje pultin dhe shfaqej pamja.

Arjon: Në njëfarë mënyre pe të kaluarën dhe po shihje te ardhmen.

Drini: Ky është një përkufizim shumë i bukur, por e ardhmja ndonjëherë nuk ka kufij dhe atë ndjeje në Singapor dhe që ti nuk e kupton kur do ndalojë sa të tremb ajo. Thua dhe ne do kthehemi në robot një ditë, aq shumë po robotizohet dhe po zhvillohet bota. Megjithatë kur kthehesh në Shqipëri, ne vendin tënd. Të mungon vendi yt dhe thua, ku ka si Shqipëria.

Arjon: Megjithatë ti bën dhe udhëtime personale.

Drini: Udhëtimet personale i pëlqej më shumë, sigurisht që nuk dua t’i krahasoj, por kur je për punë, ti e di vetë së je me grupin e xhirimeve, merakosesh a u xhirua kjo apo ajo. E filmove apo nuk e filmove.

Arjon: Ku ke qenë së fundmi ?

Drini: Italia është një nga vendet që më pëlqen më shumë ta vizitoj kur dua të bëj një udhëtim. Kjo sepse më duket një vend që nuk të zhgënjen asnjëherë.

Arjon: Kanë ritme më të ngathëta, janë më të qetë.

Drini: Po, tamam pra për pushime. Italia më pëlqen, Në verë dhe Greqia sidomos pjesa e ishujve. Pushimet në Greqi nuk janë të këqija për mendimin tim.

Arjon: Unë di që ti ke shkuar dhe në vende të tjera, por nuk ndan çdo gjë me miqtë në Instagram.

Drini: Por ka disa gjëra që më mirë të mbeten të tuat, apo të personit apo personave më të cilët je në udhëtim. Thënë kjo mendoj që disa gjëra  është normale të jenë personale.

Arjon: Nuk dihet asgjë nga Drini Zeqo. Dihet që është një djalë shumë aktiv. Dihet që është një djalë që udhëton shumë, por nuk e ekspozon kurrë partneret apo partneren tënde.

Drini: Shiko E para bëhesh pre e komenteve , komentohesh direkte, e dyta është një gjë që nuk do ta ndash me të tjerët, e treta është një gjë që njerëzit do gjejnë diçka për të kritikuar, apo diçka që nuk shkon. Ka shumë arsye se pse nuk kam bërë një publikim. Megjithatë thënë kjo, unë nuk është që kam pasur diçka të rëndësishme dhe nuk e kam publikuar. Nuk ka patur këto kohët e fundit diçka kaq të rëndësishme saqë unë ta publikoja.

 

Të fundit