Flash News

KRYESORE

Drini Zeqo foto me Dua Lipën dhe me një “mik” të paftuar

Në Romë mbrëmjen e djeshme u mblodhën emra të njohur si Inva Mula, Dua Lipa, Reme Lahaj, Genc Tukiçi, Kledi Kadiu, Olen Çezari, Elhaida Dani, Lorik Cana, Eno Peci dhe Erza Muqolli, artistët që kanë bërë krenarë shqiptarët në mbarë botën me talentin e tyre.

Edhe moderatori Drini Zeqo ka qenë i pranishëm në Vatikan ku u  mbajt një koncerti në nder të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Ai ka publikuar një foto në Instagram me këngëtaren Dua Lipa ku të dy veshur në të zezë ngjajnë shumë këndshëm krah njëri-tjetrit.

Mirëpo në foton e tyre ka nxjerrë kokën një “mik” i paftuar. Mes Dua Lipa-s dhe Drinit ndodhet një vogëlush, i cili po sheh te kamera. Por qëndrimi i tij ka shkaktuar reagime të shumta me humor në Instagram nga ndjekësit e Zeqos.

Të fundit