Flash News

KRYESORE

Drita apelon në CAS vendimin e UEFA-s për skualifikimin nga Liga e Kampionëve

Drita apelon në CAS vendimin e UEFA-s për skualifikimin nga Liga e

Drita e Gjilanit ka apeluar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) vendimin e UEFA-s për skualifikimin në tavolinë në raundin paraeliminator të Ligës së Kampioneve me Linfildin për shkak se një prej lojtarëve kishte rezultuar pozitiv me Covid-19. Klubi dardan e konsideron si të padrejtë vendimin e UEFA-s, pasi ishin ata organizatorët e ndeshjes.

Kampionia e Kosovës do të kërkojnë  shfuqizimin e vendimit dhe drejtori i klubit, Valon Zymberi, beson se CAS-i do të vendosë në favor të tyre. Ai shton më tej se Drita nuk do të kërkojë të përfitojë financiarisht, por të heqë statusin e të penalizuarit.

“Ne jemi optimistë se padrejtësia që na është bërë neve si klub, mendoj se kemi pasur arsye të kërkojmë të drejtën tonë. Flitet që Drita do të përfitojë financiarisht, por nuk është ashtu, kërkesa jonë është që të dalim faqebardhë për etiketimin që na është vënë, kurse çfarëdo që vjen tjetër është i mirëseardhur, por ne presim një vendim të CAS-it, që shpresojmë të jetë në dobinë tonë. Për këtë është angazhuar edhe avokati ynë, e që besoj se brenda pak ditësh do ta dërgojë materialin në CAS”, deklaroi zyrtari i lartë i Dritës, Valon Zymberi, për mediat kosovare.

Drita vazhdon garën evropiane në Ligën e Europës, ku do të përballen me Sileksin.

Të fundit