Flash News

KRYESORE

Dritan Gina pas padisë ndaj Arta Markut: Shqipëri hesapi. Prokurorët të mos përdoren nga ‘shokët e partisë’

Ish-kryeprokurori i Elbasanit, Dritan Gina ka folur për mediat pas padisë që dorëzoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ndaj kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku.

Gina tha se Marku ka shkelur ligjin me vendimin për largimin e tij nga detyra, ndërsa theksoi se si profesionist ai është i detyruar të zbatojë Kushtetutën.

Prokurori mesa duket është tërhequr nga deklarata e djeshme se nuk do të pranonte largimin nga Elbasani, pasi sot u shpreh se: “Unë e kuptoj se duke respektuar ligjin në Shqipëri nuk çahet. Unë nuk dua të mbaj zyrën e shtetit, por ishte reagimi i një profesionisti që nuk pranon të nëpërkëmbet.”

Gina u bëri thirrje edhe kolegëve të tij që të mos pranojnë të nëpërkëmben nga ata që i quajti ‘shokët e partisë’.

“U bëj thirrje kolegëve që të mos nëpërkëmben dhe të përdoren nga shokët e partisë. Këtu është bërë për të thënë Shqipëri hesapi”, deklaroi prokurori.

I shmanget kamerave, por del një foto e re e Arta Markut (dhe mesazhi i shtetit të BE për Shqipërinë)

Të fundit